Basketboll
Philadelphia fiton pas 18 humbjesh, Washington “leksion” Cavaliers
02.12.2015 15:56
Pas 18 humbjesh radhazi vjen fitorja e parë për Philadelphia, që mundi 103-91 Lakers, në një ndeshje të komanduar nga vendasit...

Covington me 23 pikë ishte më i mirë për vendasit, ndërkohë që 6 lojtarë kaluan kuotën e 12 pikëve për Philadelphia.
Kobe Bryant ishte më i miri për lakers, duke realizuar 20 pikë, ndërsa Clarkson e mbylli me 19 pikë, një dyshe që u përpoqën të rikthejnë fitoren te Lakers, por pa sukses.
Washington i ka dhënë një leksion të mirë sot skuadrës së Cleveland, duke fituar me shifrat 97-85, një ndeshje ku u dallua Wall, autor i 35 pikëve dhe 10 asist, më i miri në fushë.
Kjo është humbja e pestë sezonale për Cavaliers, që nuk kanë të njëjtin ritëm si Golden State edhe pse kryesojnë renditjen në Lindje.
Rikthehet te fitorja skuadra e Dallas, që mundi 115-112 Portland, në një takim të ekuilibruar dhe emocionues deri në sekondat e fundit.
Gjithçka u vendos pas kohës shtesë, ku për Dallas u dallua Deron Williams me 30 pikë, mbështetur edhe nga Nowitzki me 28 pikë. Mirë u paraqit edhe Lillard me 25 pikë, por që mbetën për statistikë.