Futboll

Besart Berisha zgjat edhe dy sezone të tjera kontratën me M. Victory

02.12.2015 15:58

Besart Berisha do të jetë pjesë e Melbourne Victory deri në verë të 2018...

Sulmuesi shqiptar ka arritur marrëveshjen me klubin australian për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për dy sezone të tjera, me kontratën aktuale që i skadon verën e ardhsheme.
 
 Ishte vetë 30-vjecari që e komunikoi lajmin për mediat, duke theksuar se pas një viti të suksesshëm, ka shumë për të fituar me Melbourn Victoryn.
 
Nuk i kurseu vlerësimet për Besart Berishën trajneri i Melbourne Victory-t, Kevin Muscat, i cili e vuri theksin tek impakti që ka patur loja e ish-futbollistit të kombëtares kuqezi në skuadër.
 
Që kur u transferua te Melbourne Victory nga Brisbane Roar në verë të 2014-ës, Besart Berisha ka shënuar 25 gola në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
 
Në futbollin australian 30-vjecari ka fituar dy tituj kampion në dy sezonet e fundit, me Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.