Teknologji

Dritat e Krishtlindjeve ngadalësojnë shpejtësinë e wi-fi

02.12.2015 16:09

Sipas Ofcom dritat e Krishtlindjeve mund të ngadalësojnë wi-fi e internetit tuaj...

Për këtë arsye firma angleze ka krijuar një aplikacion që kontrollon nëse sinjalet e wireless-it dërgohen në mënyrë të pandërprerë në telefonin apo tabletat tuaja.
 
Nga statistikat “Ofcom’s 2015 Connected Nations report” dritat që vendosen për të zbukuruar rrugët apo dyqanet bëjnë që interneti në 6 milionë shtëpi dhe zyra të jetë i ngadaltë.
 
Aplikacioni i dizenjuar nga Ofcom jep gjithashtu këshilla për të identifikuar problemin me shpejtësinë e internetit.
 
Ndërhyrja në rrjetin e wifi vjen jo vetëm nga dritat e Krishtlindjeve por dhe nga pajisje të tjera elektronike si mikrovala apo alarmet./Oranews