Botë

Pakistan, masakra në shkollën ushtarake, varen 4 nga përgjegjësit e vrasjes së 150 personave

02.12.2015 17:19

Pakistani ka ekzekutuar me varje katër burra përgjegjës për masakrën e dhjetorit të vitit të kaluar në një shkollë ushtarake...

Pakistani ka ekzekutuar me varje katër burra përgjegjës për masakrën e dhjetorit të vitit të kaluar në një shkollë ushtarake, ku u vranë më shumë se 150 persona, shumica fëmijë.

Burrat u dënuan me vdekje nga një gjykatë ushtarake dhe janë të parët që varen në lidhje me këtë atentat.

Militantët talebanë hynë në shkollën publike ushtarake në Peshavar, në datën 16 dhjetor 2014.

Gjatë sulmit, militantët u ngjitën sipër mureve të shkollës dhe vunë një bombë para se të shkonin klasë më klasë, duke qëlluar mbi nxënës dhe mësues.

Të ekzekutuarit janë: Maulvi Abdus Salam, Hazrat Ali, Mujeebur Rehman dhe Sabeel.