Maqedoni
Nasuf Ipçe në Kërçovë: spitali i ri gati më vitin 2017
02.12.2015 18:10
Sekretari shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë sot inspektoi punët ndërtimore në objektin e ri të spitalit të Kërçovës...

Sekretari shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë sot inspektoi punët ndërtimore në objektin e ri të spitalit të Kërçovës, i cili në bazë të ritmit të punimeve që zhvillohen aktualisht duhet të jetë gati më vitin 2017.
Ndërtimi i këtij objekti të filluar para shumë vitesh do të zgjidhë problemet hapësinore dhe ato higjienike në qendrën spitalore të Kërçovës, tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasuf Ipçja, gjatë inspektimit të punëve ndërtimore në objektin e spitalit të Kërçovës, të cilat do të kapin shumën prej 6 milion eurosh.
Me këtë rast, Ipçja vuri në dukje edhe rezultatet që janë shënuar në përfaqësimin e shqiptarëve si dhe investimet në përgatitjen e kuadrit mjekësor.
Për të plotësuar nevojat e kuadrit mjekësor kemi dërguar për specializime 15 mjekë, të cilët do të shpërndahen në repartet e qendrës spitalore të Kërçovës, tha Nasuf Ipçja, i cili shtoi se për nevojat e këtij institucioni shëndetësor, do të sigurohen edhe pajisjet dhe aparatet e nevojshme mjekësore, që do të jenë në funksion të rritjes së cilësisë në shërbimet mjekësore për klientelën e kësaj ane.
SHABAN DALIPI
