Botë

Erdogan: Askush nuk ka të drejtë të shpif kundër Turqisë se ajo blen naftë nga SHI-ja

02.12.2015 19:22

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se askush nuk ka të drejtë të shpif kundër Turqisë...

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se askush nuk ka të drejtë të shpif kundër Turqisë, duke i pasur parasysh akuzat se vendi i tij blen naftë nga Shteti Islamik, transmetuan mediet britanike.
 
Erdogan dje premtoi se do të tërhiqet nga funksioni nëse dëshmohet se këto pohime janë të vërteta.
 
Presidenti turk, i cili sot foli në universitetin në Doha, gjithashtu tha se nuk dëshiron përkeqësim shtesë të marrëdhënieve me Moskën.
 
Ministria ruse e Mbrojtjes theksoi se ka dëshmi për atë se Erdogan dhe familja e tij përfitojnë nga transporti ilegal i naftës nga territoret në Siri dhe Irak, të cilat janë nën kontrollin e Shtetit Islamik.
 
"Turqia akoma nuk e ka humbur vetëdijen e saj për të blerë naftë nga organizata terroriste", tha Erdogan në Katar.
 
Ai, gjithashtu, edhe një herë e përsëriti pozitën e Ankarasë zyrtare, sipas së cilës, bombardieri rus Su-24 është rrëzuar në hapësirën ajrore të Turqisë.
 
"Turqia nuk dëshiron t'i rrisë tensionet në marrëdhëniet me Rusinë, por është e gatshme të ndërmarrë masa përkatëse", shtoi Erdogan.
 
"Deri më tani nuk kemi pasur qëndrim emocional dhe në të ardhmen nuk do ta bëjmë këtë gjë. Nuk kemi për qëllim t'i rrisim këto tensione. Do të veprojmë përmes kanaleve diplomatike. Nëse, megjithatë, Rusia vazhdon të mbahet në këtë mënyrë, si përgjigje do të fillojmë të zbatojmë masa tona. Me keqardhje jemi duke e vëzhguar reagimin neproporcional të Rusisë", theksoi presidenti turk./mia