Futboll

Shkëndija eliminon Vardarin, plasohet në gjysëm finale të kupës

02.12.2015 19:39

Shkëndija sërish e ka mundur Vardarin dhe në këtë mënyrë është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll...

Të mërkurën pasdite në Gjorce Petrov kuqezinjtë tetovar festuan me rezultat 2-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-1 plasohen në mesin e katër skuadrave më të mira.
 
Ndeshja në teren ishte mjaftë korrekte nga të dyja palët, ndërsa në tribuna një grup i tifozëve “Komiti” të Vardarit që nga fillimi i ndeshjes kanë lëshuar disa fyerja ndaj shqiptarëve, duke brohoritur:”Indianci, indianci”, “le ta dinë shqiptarët e shkretë se Maqedonia është e maqedonasve” e të tjera, të cilët fyerje nuk i bënë përshtypje delegatit të për ndërpreje të ndeshjes.
 
Për sa i përket rasteve dhe golave, Shkëndija e para e kaloi në epërsi në minutën e 41-të, kur pas një gabimi të mbrojtësit malazez Mijushkovic, i cili në tentim ta kthej topin me kokë te portieri Pacovski, e huqi topin, ndërsa Junior me një gjuajtje precize e vendos topin në rrjetën e Vardarit për avantazhin e mysafirëcë prej 0-1.
 
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në fraksionin e dytë,Vardari arriti të barazoj në 1-1 përmes Mijushkovic në minutën e 60-të.
 
Ndërkohë, fitoren Shkëndijës ia siguroi sulmuesi Kirovski në minutën e 82-të, duke shënuar gol me kokë nga afërsia, pas krosimit të Radeskit.
 
Kjo ishte fitorja e dytë e skuadrës së Shpëtim Duros brenda një jave kundër Vardarit.
 
Në ndeshjet tjera çerekfinale të kthimit, Rabotnicki e mundi Sileksin në Kratovë me rezultat 2-1, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku i janë bashkuar Turnovo dhe Bregallnica e Shtipit.
 
Këta të fundit fituan 4-1 Mlladost CD, ndërsa Turnovo humbi nga Makedonija GJP me rezultat 1-0, por falë fitores në ndeshjen e parë prej 4-1 kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.