Poposki në Këshillin ministror të OSBE-së në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki do ta kryesojë delegacionin e Maqedonisë në Këshillin e 22-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili do të mbahet sot dhe nesër në Beograd, Serbi...

Ministrat e punëve të jashtme në takim do të këmbejnë mendime për aktivitetet e Organizatës në periudhën e kaluar njëvjeçare, në kuadër të kryesimit serb me OSBE-në. Njëherit, pritet të miratohen edhe një numër i madh i vendimeve të cilët janë në sferat e kompetencave të OSBE-së, gjegjësisht të cilët u dedikohen tre dimensioneve të tij: politiko-ushtarake, ekonomiko-ekologjike dhe dimensioni human.
Ministri Poposki në fjalimin e tij në këshillin ministror do t'i prezantojë qëndrimet e Republikës së Maqeodnisë.
Në margjinat e Këshillit, Poposki do të relaizojë edhe një numër të madh të takimeve bilaterale me homologët e tij. (mia.mk)
