Shënohet Dita ndërkombëtare e personave me invaliditet
Në organizim të Këshillit kombëtar të organizatave invalidore të Maqedonisë sot në Shkup do të shënohet 3 dhjetori - Dita ndërkombëtare e personave me invaliditet...

Në kuadër të shënimit do të mbahet tribunë në temë "Inkluzioni është i rëndësishëm: Qasje dhe përforcim i të gjitha aftësive të çdo personi me invaliditet".
Është paralajmëruar fjalim i ministres së Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski dhe të kryetarit të KKOIM, Çedomir Trajkovski.
Në këtë organizim të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet janë përfshirë edhe Lidhja kombëtare e personave të verbër të RM-së, Lidhja kombëtare e personave të shurdhër dhe personave me vështirësi në dëgjim të RM-së, Lidhja kombëtare e personave me invaliditet trupor të Maqedonisë - Mobilitet Maqedonia, Qendra republikane për mbështetje të personave me aftësisë së kufizuar intelektuale - Porosi, Lidhja kombëtare e invalidëve civil nga lufta e Maqedonisë, Federata kombëtare për sport dhe rekreacion të invalidëve - Komiteti paraolimpik i Maqedonisë dhe Lidhja kombëtare e invalidëve të punës së RM-së. (mia.mk)
