Zëvendëskryeministri Peshevski do ta hapë "Panairin për punësim"
Zëvendëskryeminsitri i angazhuar për çështje ekonomike, Vlladimir peshevski sot do ta hapë "Panairin për punësim", të cilin e organizon Agjencia për punësim e Republikës ës Maqedonisë...

Mbi 80 kompani në Panairin për punësim në Shkup do të ofrojnë shumë mundësi të reja për punësim të të papunëve, ndërsa njëherit edhe për kërkuesit aktiv të pozitave të reja të punës.
Në Panair do të përfaqësohen kompani nga kategori të ndryshme,me qëllim të mundësimit të ofertës së pasur për numër sa më të madh të profileve dhe profesioneve.
Në hapjen e Panairit është paralajmëruar edhe prania e drejtorit të Agjencisë për punësim të RM-së, Vllatko Popovski.
Panairet për punësim 2015, deri më tani vizituan shtatë qytete nëpër Maqedoni. Sipas shembullit të trendeve botërore, me Panairet për punësim u jepet mundësi të gjithë personave të papunë nga sgteti ynë, posaçërisht të rinjve, të dinë se çka saktë kërkohet në tregun e punës dhe mundësi të realizojnë kontakt të afërt me kompanitë të cilat ofrojnë punë dhe të aplikojnë me CV të tyren për pozitën e dëshiruar të punës. Qytetarët e papunësuar në çdo panair kanë mundësi të realizojnë kontakt të drejtpërdrejtë me të gjithë përfaqësuesit nga punëdhënësit më të mëdhenj n[ë vendin tonë të cilët do të ofrojnë punë dhe t'i njohin të gjitha informatat e nevojshme të cilat do t'u ndihmojnë në punësim dhe krijimin e karrierës. (mia.mk)
