Kuvendi do ta vazhdojë debatin për Raportin e KE-së për Maqedoninë
Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 74-të me debat për Raportin e Komisionit Evropian të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015...

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi në seancën kuvendore të hënën tha se Maqedonia sërish mori rekomandim, i cili është i shtati, por i kushtëzuar me dy procese - reforma prioritare dhe implementim të marrëveshjes politike. Në Raportin, shtoi ai, KE-ja do të përqëndrohet pas zgjedhjeve të prillit.
"Raporti në vehte përmban tre vepra. Ato janë kriteret politike, ekonomike dhe aftësia e ndërmarrjes së obligimeve për anëtarësim në BE", theksoi Besimi.
Në rendin e ditës së seancës së 74-të janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, të Ligjit për ndërtim, të Ligjit për kontribute nga sigurimi i obliguar social, të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Deputetët do të diskutojnë edhe për propozim ligjin për punësim dhe punë të huajve dhe sipas Propozim-ligjit për ndryshime të ligjit për sigurimin shëndetësor, të dyja sipas procedurës së shkurtuar.
Në seancën e sotme do të diskutohet edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për libra në shkollat fillore dhe të mesme sipas procedurës së shkurtuar, si dhe për Propozim-ligjin për ndryshime të ligjit për libra në arsimin fillor dhe të mesëm, në lexim të parë.
Në rend të ditës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, propozim ligji për probacion, Propozim ligji për amnisti, i parashtruar nga Pavle Trajanov dhe Liljana Popovska, Propozim ligji për plotësime të Ligjit për siguri të komunikacionit të rrugëve, të gjitha në lexim të parë, si dhe informata për ndotjen enorme të ajrit ambiental të Republikës së Maqedonisë. (mia.mk)
