Forum Maqedoni-Gjermani për edukim politik si bazë e demokracisë

03.12.2015 10:03

Fondacioni Konrad Adenauer me rastin e shënimit të 15 vjetorit të jubileut nga puna e fondacionit në Republikën e Maqedonisë e organizon Forumin e parë Maqedoni-Gjermani në temë "Edukimi politik si bazë e demokracisë: 15 vjet Fondacioni Konrad Adenauer në Republikën e Maqedonisë"....

Ngjarja, siç thonë organizatorët, ka për qëllim ta shënojë 15 vjetorin e veprimit të Fondacionit Konard Adenauer në Maqedoni dhe bashkëpunimi i tij i suksesshëm me partnerët e tij në vend, aktorët politikë, gjegjësisht sektorin qeveritar dhe joqeveritar, bashkësinë akademike, bashkësitë religjioze, korrin diplomatik, të cilët do të jenë edhe mysafir në ngjarje.

Në forum do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Fondacionit Konrad Adenauer, Mihael Tilen, ndërsa është paralajmëruar fjalimi i ambasadores gjermane Kristine Alt'hauzer dhe përfaqësuesi zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) në Maqedoni, Johanes D. Rai. (mia.mk)