Incident në Saraj, raportohet për dy të vdekur
03.12.2015 10:21
Në incidentin e armatosur që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Saraj të Shkupit, përpos 45 vjeçarit, Nebush Nuhishi, nga fshati Gërçec, ka humbur jetën edhe një person tjetër...

Informacionet flasin se edhe ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë përleshjes.
Nebush Nuhishi, 45 vjeçar, nga fshati Gërçec,është pronar i disa mishtoreve në Çarshinë e Vjetër në Shkup.
Përndryshe, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:55, në Gërçec të Shkupit, ku dikush ka shtënë në drejtim të Nebush Nuhishit. Nuk dihen akoma motivet për këtë veprim të grupeve të armatosura. Pritet që gjatë ditës policia të del me raport në lidhje me ngjarjen tragjike.
