Davutogllu: Rusia e vështirëson luftën kundër SHI-së në Siri
Turqia bën gjithçka që është në fuqinë e saj që ta kontrollojë kufirin e saj drejt Sirisë, deklaroi sot kryeministri turk Ahmet Davutogllu, duke e akuzuar Rusinë me këtë rast se me sulmet e saj në territorin sirian "vetëm e vështirëson luftën" kundër grupit xhihadist Shteti Islamik...

Siç lajmëroi TASS, Davotogllu theksoi se në suaza të përpjekjeve për kontroll të përforcuar në kufirin e saj, Turqia ka vendosur "barriera fizike" në gjatësi prej 98 kilometrave, që kufizohet me territorin që është nën kontroll të SHI-së.
Sipas Davutogllut, Turqia bashkëpunon me partnerët e saj të koalicionit antixhihadist në përpjekje që të largohen pjesëtarët e SHI-së nga rajonet e anës siriane nga kufiri i përbashkët.
Ai megjithatë e akuzoi Rusinë se në rajonet e qyteteve Azez dhe Bajarbuxhak kanë kryer sulme ndaj forcave opozitare të cilët luftojnë kundër luftëtarëve të SHI-së.
"Rusia zbaton operacione kundër forcave në Siri të cilat duhet ta pastrojnë rajonin nga SHI-ja", deklaroi Davutogllu në konferencën për shtyp në Ankara para shkuarjes së tij për vizitë zyrtare në Azerbajxhan.
Sipas tij, operacionet e tilla ruse "vetëm e vështirësojnë luftën kundër SHI-së". (mia.mk)
