Numri i emigrantëve të cilët tranzituan nëpër Maqedoni tejkaloi 300 mijë
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë vërtetime gjithsej për 2.797 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.179 janë të gjinisë mashkullore, 540 janë të gjinisë femërore, 950 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 128 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtë së azilit...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 1.126, Afganistani - 880, dhe nga Iraku - 791.
Në periudhën nga 19.06.2015 deri më 2.12.2015, janë dhënë vërtetime gjithsej për 300.420 shtetas të huaj, prej të cilëve 172.234 janë të gjinisë mashkullore, 47.352 të gjinisë femërore, 64.845 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 15.989 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria - 177.130, më pas nga Afganistani - 72.752, Iraku - 29.100 Irani - 6.231, Pakistani - 5.416, Palestina - 2.158, Somalia - 1.276, Bangladeshi - 1.253, Maroku - 1.314, Kongo - 514, Algjeria - 453, Libani - 434, Nigeria - 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 24:00 më 02.12.2015 deri në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 02.12.2015 në Sektorin për azil janë parashtruar 80 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç'rast 53 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 17 për fëmijë, më pas 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit prej tyre 14 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës, Algjerisë dhe Irakut (katër nga kërkesat janë për fëmijë) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
Në NP Qendra e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin qendror të aplikuesve të azilit për 02.12.2015 janë evidentuar gjithsej 19 aplikues të azilit, nga të cilët 8 kërkues të azilit janë burra, dy kërkues gra, tetë janë persona minoren me shoqërim të kujdestarit dhe një kërkues i azilit është minoren pa shoqërimin e kujdestarit. Në mënyrë shtesë në pajtim me nenin 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme, 4 kërkues të azilit (dy persona minoren me shoqërim të kujdestarit dhe dy burra) janë përkujdesur në një vend tjetër për akomodim të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Ekipet mobile të Kryqit të Kuq në Tabanoc u kanë dhënë ndihmë të parë 213 personave, përderisa në Gjevgejli 1.279 personave. (mia.mk)
