Hapen 48 biznese të vogla me grante nga Ambasada britanike

03.12.2015 12:06

Me grant deri më 100.000 denarë morën mbështetje 48 bizense të sipërmarrësve të rinj dhe femra nga Pollogu dhe pjesa verilindore e Maqedonisë. Fituesit e granteve sot i nënshkruan marrëveshjet në kuadër të Projektit për vendosje të bizneseve të reja në mjedis multietnik, të mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup....

Suada Statovic, projekt menaxhere theksoi se projekti gjatë dy viteve mbështeti 48 projekte kryesisht nga sektori bujqësor dhe zejtarët. Qëllimi është përmirësimi i praktikave target grupet në rajon dhe sigurim të zgjidhjeve të përhershme për zhvillim të qëndruehsëm dhe zhvillim të bizneseve.

Mbështetja është e orientuar në procesin e themelimit dhe zhvillimit të mikrobizneseve, zhvillim të prodhimeve dhe shërbimeve adekuate, marketing të prodhimeve dhe shërbimeve, si dhe lidhjen e tyre me tregun, promovimin dhe shitjen. Këto target grupe janë marrë parasysh sepse përqindja e punësimit të grave dhe të rinjve në mjediset rurale është shmë e ulët vende të reja të punës hapen shumë vështirë, ndërsa konkurrenva për një vend të caktuar të lirë pune është shumë e lartë.

"Ambasada britanike është e kënaqur që mund ta mbështesë këtë iniciativë për shkak se bizneset e vogla janë baza e çdo ekonomie, por edhe për bashkësinë lokale për shkak se japin bazë për njerëzit që jetojnë në bashkësi, në vend që të udhëtojnë jashtë vendit të qëndrojnë", tha zëvendës-ambasadori i Britanisë së Madhe Poll Eduards.

Midis atyre që idenë e tyre e kanë shndërruar në biznes janë edhe banorja e Kratovës Anita Stojanovska e cila ka hapur dyqynin e saj për suvenire dhe Vaska Ristovski Janevski nga Çellopeku e cila ka hapur hyrë avokature me grantin nga ky projekt.

Shprehin kënaqësi që e kanë realizuar ëndrrën e  tyre me grantin ql e kanë marrë përmes Projektit për vendosje të bizneseve të reja në mjedise multietnike. Tani për tani janë të vetëpunësuar, ndërsa shpresojnë se do ta zgjerojnë biznesin dhe do të punësojnë edhe persona të tjerë. (mia.mk)