Kaliforni, konfirmohen 14 të vrarë e 17 të plagosur
Policia ka njoftuar se së paku 14 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në masë që kanë ngjarë në një qendër të shërbimeve sociale në Kaliforninë jugore...

Policia tha se tre sulmues të armatosur kanë hyrë në qendrën “Inland”, në qytetin San Bernadino, në lindje të Los Angeles, në orën 11 të natës, në ShBA, të datës 2 dhjetor.
Sulmuesit janë raportuar të kenë qenë të armatosur rëndë, ndërsa kanë pasur të veshur edhe jelekë anti-plumb. Pas të shtënave, personat e armatosur janë larguar nga qendra dhe të njëjtit janë ndjekur nga policia.
Forcat e sigurisë i kanë vrarë dy të dyshuar, nga të cilët një mashkull dhe një femër. Në qendrën ku kanë ndodhur vrasjet policia e ka gjetur një mjet shpërthyes.
Policia është në ndjekje të personit të tretë, ndërsa është duke i kontrolluar shtëpitë e banimit një nga një.
