Britania nis sulmet ajrore ndaj ISIS-it
Ligjvënësit britanikë kanë votuar pro bashkimit me luftën ajrore të udhëhequr nga SHBA-ja kundër “Shtetit Islamik” në Siri...

Propozimi i dhënë nga kryeministri, David Cameron, ka marrë 397 vota pro dhe 223 kundërshtime.
Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë me dije se menjëherë pas votimit avionët luftarakë britanikë janë ngritur nga një bazë ajrore në Qipro dhe të njëjtit kanë goditur objektiva siriane.
Kërkesa e kryeministrit britanik për t’u bashkuar me forcën ajrore kishte ardhur menjëherë pas sulmeve të 13 tetorit në Paris. Ai kishte kërkuar që ligjvënësit të miratojnë pro vendimin për goditjen e militantëve, duke thënë që “të mos rrimë duarkryq dhe t’i presim ata të na sulmojnë”.
Lideri opozitar në Britani, Jeremy Corbyn, fushatën e bombardimeve e ka cilësuar si “ndërhyrje të pamatur” derisa disa ligjvënës nga partia e tij kanë votuar në mbështetje të sulmeve ajrore.
Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka vlerësuar vullnetin e ligjvënësve britanikë. Obama ka thënë se ISIS është një kërcënim global dhe duhet ta ketë një përgjigje globale.
