Disa lagje të Shkupit nesër pa energji
Pa energji elektrike nesër prej orës 8:00 deri në orën 8:30 do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të objekteve në bulevardin "Kërste Misirkov" në rrethën e QT 26 Korriku në komunën Çair...

Nga ora 8:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Lubosh në komunën Studeniçan.
Shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve "Trajko Kitançev", "Negotinska", "Sava Mihajllov", "Kavadarska" dhe "Kozhuv" në komunën Gazi Babë do të mbeten pa rrymë nga ora 8:00 deri në orën 15:30.
Në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të f.Sveta Petkë, në komunën Sopishte.
Pa energji elektrike nga ora 9.00 deri në orën 13.30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve "Atinska" nga nr. 1 deri në nr. 10 dhe "Njudelhiska" nga nr. 9 deri në nr. 13 në komunën Karposh.
Në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve "Ruzveltova" nga r. 45 deir në nr. 53 dhe "Daskall Kamçe" në komunën Karposh.
Shfrytëzuesit e një pjese të Çarshisë së Vjetër dhe një pjesë e Duqanxhikut në komunën Çair do të jenë pa energji elektrike nga ora 9:00 deir në orën 14:30.
Nga ora 10:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga objekti i ish-Ambasadës amerikane dhe një pjesë e rrugëve "Mirka Ginova" dhe "Milladin Popoviq" në komunën Karposh.
Siç njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit ndërprerja është për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistem. (mia.mk)
