Liverpool i Kloop mahnit, deklason Southampton

03.12.2015 13:11

Liverpool ka fituar 6-1 ndaj Southampton në një ndeshje ku e pa veten në disavantazh pas vetëm një minute lojë, por dha një shfaqe të mrekullueshme në “St.Mary” dhe kualifikohet për në gjysmëfinalet e “Capital One Cup”, Kupa e Ligës Angleze...

Ishte mbrëmja e Daniel Sturridge, i cili shënoi dy gola në harkun e katër minutave, në mesin e pjesës së parë, duke përmbysur golin e parë të shënuar nga Saido Mane i Southampton, që në minutën e parë të ndeshjes. Sulmuesi i rikthyer nga dëmtimi ia la stafetën talentit nga Belgjika, Origi, i cili shënoi tre gola të tjerë ndërsa njëri prej golave (i pesti) u shënua nga një tjetër talent, Jordon Ibe.

Një mbrëmje e mrekullueshme dhe historike për “të kuqtë”.

Trajneri Jurgen Klopp ka përdorur shkopin magjik, që kur mori drejtimin e ekipit rreth një muaj më parë dhe Liverpool pasi iu afrua në vetëm gjashtë pikë kreut në Premier League, futet edhe mes katër ekipeve më të mira të kupës si Chelsea, Everton dhe Stoke.