Në tremujorin e tretë 7.155 vende të lira të punës
Në tremujorin e tretë të vitit në Maqedoni janë evidentuar gjithsej 7.155 vende të lira të punës nga të cilat më shumë ose 2.269 janë në sektorin e industrisë së përpunimit pas çka vijojnë tregtia me shumicë dhe pakicë, rregullimin e automjeteve dhe motoçikletave me 1.328 dhe transport dhe ndërtimtari me 725 vende të lira të punës...

Më së shumti nga vendet e lira të punës 1.876 janë në subjektet afariste me numër të të punësuarve prej 10 deri në 49, pas çka vijojnë subjektet prej 3 deri në 9 të punësuar ku ka 1.874 vende të lira të punës, në kompanitë me mbi 250 vende të lira të punës janë 1.793, ndërsa në ato midis 50 dhe 249 të punësuar ka 1.612 vende të lira, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Nga vendet e lira të punës më shumë ose 3.271 janë në Rajonin e Shkupit pas të cilit vijojnë rajoni i Pellagonisë me 1.102 dhe Lugina e Vardarit me 869 vende të lira të punës.
Më së shumti kërkohen punonjës në aktivitet për shërbime dhe shitje 2.000, ndërsa më pak vetëm 35 në sektorin - anëtarë të trupave ligjdhënës dhe ekzekutiv, funksionarë të lartë, zyrtar udhëheq shtetëror, diplomatë dhe drejtorë. (mia.mk)
