Projekti për menaxhimin me ujërat ka përforcuar kapacitetet e menaxhimit të tij
Projekti “Ndihma teknike për përforcimin e kapaciteteve institucionale për afrim dhe implementim të legjislacionit të mjedisit jetësor në sferën e menaxhimit me ujërat”...

Projekti “Ndihma teknike për përforcimin e kapaciteteve institucionale për afrim dhe implementim të legjislacionit të mjedisit jetësor në sferën e menaxhimit me ujërat” ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit përmes përforcimit të kapaciteteve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, përkatësisht sektorit të ujërave dhe institucioneve tjera të interesuara në sferën e menaxhimit me ujëra.
“Sot kur po përballemi me sfidën se uji është me rëndësi kritike për zhvillimin e ardhshëm, nevoja për ujë është gjithnjë e më eminente, ndërsa shfrytëzimi i rregullt i resurseve ujore është sfidë për të gjithë ne. Duke marrë parasysh mungesën e ujit në nivel global, Maqedonia mund të krenohet me sasinë dhe cilësinë e këtij resursi”- deklaroi zëvendësministri i Ekologjisë, Stevo Temellkovski.
“Projekti dy vitet e fundit ka përforcuar kapacitetet e menaxhimit me ujërat. Është pozitive që edhe ligjet që kanë të bëjnë me menaxhimin me ujerat u janë përshtatur rekomandimeve të projektit”- theksoi udhëheqësi i delegacionit të BE-së, Aivo Orav.
Projekti ndihmoi në transponimin dhe implementimin e mëtejshëm të legjislacionit evropian të ujerave përmes hartimit të akteve nënligjore, përforcimin e kapacitetit administrative në nivel qendror për zbatimin e legjislacionit të ujërave dhe përgatitjen e katër elementeve themelore të planit për menaxhim me pellgun e lumit Vardar.
Kjo do të thotë një hap para në implementimin e mëtejshëm të direktivës kornizë të ujërave dhe përforcimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
