Botë

Erdogan: Rusia e përfshirë në tregtinë e naftës me ISIS-in

03.12.2015 15:40

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ia kthen akuzat homologut të tij rus, Vlladimir Putin...

Ai ka thënë se Ankaraja ka prova se Rusia është e përfshirë në tregti të paligjshme të naftës me militantët e “Shteti Islamik” në Siri.
 
“Kemi prova në duart tona. Do t’ia zbulojmë botës”- ka thënë Erdogan në një adresim televiziv.
 
“Një ndër personat e përfshirë në këtë tregti është George Haswani, biznesmen sirian me pasaportë ruse”- ka thënë Erdogan.
 
Ai njëherit i ka përshkruar si “të pamoralshme” akuzat e Rusisë, se familja e Erdoganit importon naftë nga militantët e “Shtetit Islamik”. 
 
Tensionet midis dy vendeve janë tejet të larta pas rrëzimit nga forcat turke të një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë, më 24 nëntor.