Botë

Britania drite jeshile sulmeve ndaj militanteve, kryhen sulmet e para britanike ndaj caqeve të ISIS-it

03.12.2015 16:46

Avionët e Forcave Ajrore të Mbretërisë së Madhe kanë kryer sulmet e para kundër “Shtetit Islamik” në Siri, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Londër...

Katër “Tornado” të aviacionit britanik janë ngritur nga baza në Qipro dhe kanë marrë pjesë në operacione, pasi Parlamenti britanik me 397 vota pro dhe 223 kundër votoi aprovimin e bombardimeve kundër ISIS-it, që tashmë identifikohet si “Daesh”, në Siri.
 
Sulmet vunë në shënjestër fushat me naftë në Omar, në lindje të Sirisë, që ndodhet nën kontrollin e ISIS-it dhe sipas sekretarit të Mbrojtjes, Michael Fallon, ishin të suksesshme. Fallon deklaroi se sulmet synojnë goditjen e aseteve të naftës nga të cilat varet “Daesh”. Sekretari i Mbrojtjes konfirmoi se 8 avionë të tjerë, dy “Tornado” dhe 6 “Tajfunë” do të dërgohen në Akrotiri për t’iu bashkuar sulmeve. 
 
“Mund të konfirmoj para së gjithash se ato katër ‘Tornadot’ britanike ishin të përfshirë në sulmet në orët e para këtë mëngjes në fushat lindore të naftës në Siri, veçanërisht në fushat e naftës Omar. Sulmet ndodhen në qendrat, që të çrregullojnë rrjedhën e naftës dhe të ardhurat që përfiton ‘Daesh’ nga nafta. Dhe kjo është pikërisht lloji i objektivit për të cilin kishim nevojë për leje”- deklaroi ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Michael Fallon.
 
Votimin në Parlamentin britanik e ka përshëndetur edhe presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, i cili Britaninë e ka cilësuar si aleatin e saj më të ngushtë në luftën ndaj ISIS-it. 
 
GAZMEND REXHEPI