Futboll

FIFA rangimi: Maqedonia e 136-ta, Shqipëria e 38-ta

03.12.2015 17:40

Pas fitores së thellë të arritur në miqësoren ndaj Malit të Zi, reprezentacioni futbollistik i Maqedonisë, pas një kohë të gjatë...

Pas fitores së thellë të arritur në miqësoren ndaj Malit të Zi, reprezentacioni futbollistik i Maqedonisë, pas një kohë të gjatë, përfundimisht ka regjistruar ngjitje në rangimin e FIFA-s.
 
Megjithatë, përparimi prej tre pozitash  në krahasim me pozicionin e muajit të kaluar, nuk do të thotë pothuajse asgjë, pasi verdhekuqtë, në rangimin e fundit të këtij viti, pozicionohen në vendin e 136-të. Para ekipit të Maqedonisë, janë edhe kombëtare si Tanzania, Suazilandi apo Madagaskar.
 
Për dallim nga Maqedonia, Shqipëria, edhe pse ka humbur dy vende në krahasim me muajin nëntor, vazhon të jetë në mesin e 40 kombëtareve më të mira botërore.
 
Kuqezinjët, me 746 pikë të tubuara, vitin 2015 do ta mbyllin në pozitën e 38-të, rangim ky më I miri në historinë e futbollit shqiptar, për sa i përket fundvitit. 
 
Sa I përket kreut, aty mbetet Belgjika, që tani ndjekës më të afërt ka Argjentinën dhe më pas Spanjën. Gjermania, në krahasim me muajin e kaluar ka humbur dy pozita, ndërsa top 10 e kompletojnë edhe Kili, Brazili, Portugalia, Kolumbia, Anglia dhe Austria. 
 
MUSTAFA ADEMI