Maqedoni
Beograd, Samiti i Këshillit të Ministrave të OSBE-së
03.12.2015 18:13
Terrorizmi, kriza e emigrantëve, si the kriteret e Helsinkit kanë qenë tema kryesore në Samitin e rregullt dyditorë të Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Beograd...

Në këtë Samit po marrin pjesë 46 ministra të Jashtëm, mes tyre dhe shefa të Diplomacisë Ndërkombëtare, Kerry, Mogerini dhe Lavror.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë hapjes së seancës plenare të Samitit ju ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të bëjnë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale të emigrantëve dhe shprehu shpresën se rajoni i Ballkanit në të ardhmen të mbetet i qëndrueshëm.
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, Federica Mogherini, me këtë rast ka thënë se Evropa duhet të jetë e bashkuar në luftën kundër terrorizmit dhe krizën e emigrantëve, dhe se duhet të bëhet gjithçka në mënyrë që të ndalohet lufta civile në Siri, kur do të zgjidhej pjesa e madhe e problemeve të sotme. Terrorizmi është një kërcënim i drejtpërdrejtë për të gjitha vendet.
Parisi, Ankaraja, Stambolli apo aeroplani fluturues nga Shën Petersburgu, i cili u rrëzua në Egjipt, të gjitha këto janë përkujtues tragjik të terrorizmit, ka thënë Mogerini.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm Popovski, në fjalimin e tij ka thënë se pas terrorizmit dhe “Shteti Islamik”, sfidë e radhës që e kërcënon stabilitetin është kriza me emigrantët.
“Maqedonia ka ndërmarrë të gjitha masat dhe jemi të vendosur të ofrojmë siguri dhe humanitet për emigrantët, që kanë bazë për kërkesë azili në një nga vendet evropiane. Në këtë moment janë të rëndësishme apelet për marrjen e masave edhe nga ana tjetër e kufirit me qëllim që t’u ikim çfarëdo lloji tensioni dhe konflikti. Kjo është diçka legjitime, të cilën e aplikon edhe vetë BE-ja”- deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski.
Takimi ministror vazhdon punët edhe ditën e nesërme, me çka pritet të nënshkruhen edhe konkluzat lidhur me temat në fjalë.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
