Ekonomi
Ambasada e Britanisë, grande për 48 kompani të sapothemeluara
03.12.2015 18:44
48 kompani të sapohapura të Pollogut dhe Maqedonisë Veri-lindore morën mbështetje me grand deri në 100 mijë denarë nga Ambasada e Britanisë...

48 kompani të sapohapura të Pollogut dhe Maqedonisë Veri-lindore morën mbështetje me grand deri në 100 mijë denarë nga Ambasada e Britanisë, në kuadër të projektit për ngritje të bizneseve në mjediset multietnike.
Qëllimi i këtij projekti është ndihma e bizneseve në zonat rurale në rajonet e Pollogut. Gjithashtu projekti, përveç ndihmës financiare, ofron edhe ndihmë me mentor të marketingut, shitjes dhe shërbimeve administrative.
“Një nga ndihmat që i ofron projekti është edhe ndihma financiare, një grand i vogël. Sot me ta do të nënshkruajmë kontratat dhe pastaj do t’u jepet ndihma me grande. Mirëpo ajo që është shumë e rëndësishme nuk është vetëm ndihma financiare, por edhe ndihma me mentor që i ofron projekti pasi që të regjistrojnë firmën”- deklaroi koordinatorja e projektit, Suada Statovci.
Nga Ambasada britanike shprehen të kënaqur me mbështetjen që kanë bërë.
"Ambasada britanike është e kënaqur që mund ta mbështesë këtë iniciativë për shkak se bizneset e vogla janë baza e çdo ekonomie, por edhe për bashkësinë lokale, për shkak se japin bazë për njerëzit që jetojnë në bashkësi, në vend që të udhëtojnë jashtë, vendit të qëndrojnë”- tha zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, Poll Eduards.
Fituesit e grandeve u shprehën të kënaqur me ndihmën që kanë marrë dhe theksuan se me anë të këtij projekti ata kanë realizuar ëndrrën e tyre.
ERSAN PAJAZITI
