Maqedoni

Debat në Tetovë me temë: "Mjedisi i pastër si e drejtë themelore e njeriut"

03.12.2015 18:50

Me temë "Mjedisi i pastër si e drejtë themelore e njeriut", në Tetovë u organizuar një debat nga “Diversty media”...

Me temë "Mjedisi i pastër si e drejtë themelore e njeriut", në Tetovë u organizuar një debat nga “Diversty media”, i cili kishte për qëllim edhe një herë të ngrihet zëri kundër ndotjes së lartë të ajrit.
 
Pjesëmarrësit në debat kërkuan të merren masa për të ndërprerë helmimin që i bëhet Tetovës, pasi aktualisht të gjithë tetovarët thithin ajër të ndotur.
 
Përfaqësues të pushtetit lokal theksuan se po punohet në mënyrë maksimale rreth mjedisit të pastër në qytet.
 
Projekti “Diskutime globale” realizohet në disa qytete të Maqedonisë me të vetmin qëllim, ngritjen sa më shumë të zërit të qytetarëve për problemet e ndryshme që kanë ata dhe shoqëria në përgjithësi.
 
VISAR SADIKI