Botë
Lider i xhihadistëve shqipëtar imam Daci, Muhaxheri është i paralizuar
03.12.2015 20:10
Xhihadisti kosovar Lavdrim Muhaxheri, lideri i xhihadistëve shqiptarë nuk ka hyrë në Maqedoni, as në Kosovë...

Xhihadisti kosovar Lavdrim Muhaxheri, lideri i xhihadistëve shqiptarë nuk ka hyrë në Maqedoni, as në Kosovë, dhe as për një moment nuk është larguar nga streha e tij në kuadër të SHI-së në territorin e pushtuar në Siri.
Lajmin e transmeton Televizioni Klan, duke iu referuar shërbimeve të huaja sekrete, të cilët hodhën poshtë informatat e fundit se "ai erdhi në Ballkan, dhe se është i strehuar në zonën e Tetovës dhe se pritet që të hyjë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri apo në Kosovë."
"Lavdrim Muhaxheri, sipas informatave nga shërbimet sekrete të huaja është paralizuar rëndë dhe nuk mund të lëvizë. Kështu që informatat e fundit "se ai gjendet në fshatrat e Tetovës, nuk janë të vërteta", lajmëron televizioni.
Nga informacionet e shërbimeve sekrete dhe nga paraqitjet publike të vetë xhihadistëve shqiptarë nga SHI-ja konfirmojnë se ka ndryshim në krye të hierarkisë së xhihadistëve shqiptar. Në vendin e të plagosurit rëndë dhe të paralizuarit Muhaxheri, udhëheqës i xhihadistëve shqiptar është Almir Daci, ish-imami i fshatit Leshnicë të Pogradecit, i cili ka luajtur një rol të madh në rekrutimin dhe largimin e dhjetëra shqiptarëve në SHI./mia
