Maqedoni

Tetovë, një i vrarë në një kafene

03.12.2015 20:24

Vrasje edhe në qytetin e Tetovës. Me breshëri plumbash në një kafene është vrarë personi me iniciale H.H....

Bëhet fjalë për një person të moshës 37 vjeçare nga Tetova. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në një kafene lokale, në vendbanimin Reçicë të Vogël, afër restorantit “Kurtishi”.
 
Tanimë i ndjeri ka qëndruar një orë në këtë kafene dhe në të dalë nga kafeneja një person i armatosur i ka shkrepur pesë plumba në kokë, duke e lënë të vdekur.
 
Në vendin e krimit kanë dalë autoritetet policore dhe organet e prokurorisë. Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje makabre. 
 
Viktima ka qenë vozitës i kryetarit të dikurshëm të Tetovës dhe ish rektorit të UShT-së, Sadi Bexhetit.