Kryeparlamentari çek për vizitë zyrtare në Shkup

04.12.2015 09:16

Kryetari i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës çeke, Jan Hamaçek, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni...

Hamaçek do të ketë takim me nikoqirin e tij, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoskin, dhe do të mbajë fjalim para deputetëve të Maqedonisë.

Gjatë vizitës, Hamaçek do të pritet nga presidenti, Gjorge Ivanov, do të takohet me grupin e deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës  çeke dhe do të vendosë lule para përmendores së ushtarit çek, Robert Gajdik.