Vazhdon takimi i Komitetit të përzier parlamentar - RM dhe BE
04.12.2015 09:20
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë takimi i 13-të i Komitetit të prëzier parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM dhe BE), që filloi dje...

Në sesionin e mëngjesit është paraparë fjalimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki. Anëtarët e Komitetit do ta ndjekin edhe fjalimin e kryetarit të Dhomës së Ulët të Parlamentit çek, Jan Hamaçek. Takimi do të përfundojë me miratimin e propozim rekomandimeve.
Në sesionin e djeshëm u diskutuar për proceset eurointegruese dhe krizën aktuale me emigrantët, ndërkaq foli zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi. (mia.mk)
