Mjete të reja për zhvillimin e shërbimeve inspektuese
Doracak për kryerjen e kontrollit inspektues, zgjidhje elektronike për nevojat e Këshillit inspektues dhe certifikim për standarde të inspektorëve, janë mjetet e reja që i krijoi Këshilli inspektues dhe inspektoratet, me mbështetje të USAID-it...

Mjetet e reja, që do të promovohen sot, duhet të kontribuojnë për zhvillim institucional të Këshillit inspektues dhe shërbimet inspektuese, si dhe për rritjen e efikasitetit operativ të inspektorëve gjatë zbatimit të kontrolleve inspektuese.
Doracaku për metodologji për kryerjen e kontrollit inspektues, siguron kornizë për organizim dhe udhëheqje të kontrolleve inspektuese të subjekteve juridike. Në të përshkruhen aktivitetet dhe proceset në procedurën e kryerjes së kontrolleve inspektuese në teren mjaft të detajuar që të mund të zbatohen të gjitha kontrollet inspektuese të përfshira me Ligjin për kontroll inspektues dhe rregullat tjera lidhur me kontrollin inspektues.
Zgjidhja e re elektronike dedikuar për Këshillin inspektues, megjithatë, duhet të sigurojë komunikim dhe këmbim më të mirë të të dhënave midis Këshillit inspektues dhe organeve relevante inspektuese me qëllim që të përmirësohet bashkëpunimi i përbashkët dhe transparenca e institucioneve.
Me zbatimin e standardit për menaxhim me cilësi në kuadër të Inspektoratit shtetëror të tregut, duhet të standardizohen procedurat dhe të rritet efikasiteti në punën e institucionit. (mia.mk)
