Betim i grupit të ri të vullnetarëve të Korpusit paqësor

04.12.2015 09:44

Grupi i ri i vullnetarëve amerikanë të cilët arritën në Maqedoni në shtator të këtij viti, sot do ta japin betimin solemn para ambasadorit të SHBA-së, Xhes L.Bejli....

Ky grup prej 41 vullnetarëve, është grupi i 20-të i vullnetarëve që do të shërbejë në Maqedoni. Ata u bashkangjiten më shumë se 500 vullnetarëve të cilët kanë qenë në Maqedoni nga viti 1996 deri më sot. Vullnetarët në Korpusin paqësor për momentin shërbejnë në 64 vende, ndërsa numri i tyre është mbi 6.800.

Vullnetarët e japin betimin pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit intensiv, njëmbëdhjetë javë, i cili përfshin studim të gjuhës shqipe dhe maqedonase, kulturën dhe traditën në Maqedoni, si dhe përgatitje profesionale për punë të mëtutjeshme në vend. Pas betimit solemn, vullnetarët e Korpusit paqësor fillojnë me punën e tyre dyvjeçare në bashkësi nëpër Maqedoni. (mia.mk)