Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Presekë-Vërbjan

04.12.2015 09:55

Për shkak të kryerjes së punëve me minim në rrugën Kërçovë-Ohër, në pjesë midis Presekës fshati Vërbjan, sot nga ora 12:30 deri në orën 14:30 komunikacioni do të jetë në ndërprerje në intervalet kohore prej 15 deri në 20 minuta...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016. (mia.mk)