Lufta kundër terrorizmit, Parlamenti gjerman diskuton për sulmet ndaj ISIS-it
Parlamenti gjerman pritet të votojë nëse vendi duhet të ofrojë mbështetje ushtarake në luftën kundër militantëve të “Shtetit Islamik” në Siri...

Nëse plani aprovohet, disa avionë ushtarakë, një anije dhe 1200 trupa do të dërgohen në rajon. Votimi do të bëhet pas apelit për ndihmë nga Franca, pas sulmeve në Paris të muajit të kaluar.
Deputetët gjermanë pritet të aprovojnë propozimin ditën e sotme, edhe pse thuhet se disa prej tyre do të pranojnë pa dëshirë, shkruan BBC.
Disa ligjvënës kanë shprehur shqetësim rreth këtij misioni. Megjithatë disa ministra besojnë se edhe Gjermania është në shënjestrën e sulmeve të ISIS-it dhe prandaj ata duhet të hyjnë në sulm.
Ditën e djeshme ishin avionët britanikë ata që kryen sulmet e para në Siri ndaj ISIS-it pas autorizimit për operime ushtarake në Parlamentin anglez.
