Davutogllu: Sanksionet ruse nuk do ta gjunjëzojnë Turqinë
04.12.2015 11:29
Kryeministri turk Ahmet Davutogllu deklaroi sot se e pamundur është që shteti të gjunjëzohet me sanksione ekonomike...

"Ato që mendojnë se mund ta gjunjëzojnë Turqinë me sanksione ekonomike, gabojnë", theksoi ai duke mbajtur fjalim në akademinë diplomatike në Baku.
Fjalimi i Davutogllut drejtpëdrejtë ishte transmetuar në Televizionin turk.
Davutogllu shtoi se Ankaraja nuk do të kërkojë falje për atë që i ka mbrojtur kufijtë e saj. Për herë të parë tha se Ankaraja moralisht nuk mund të lejojë një aeroplan ta shkelë hapësirën ajrore të shtetit para bombardimit të rajonit ku jetojnë turkmenë në Siri.
