Xhon Keri viziton Athinën

04.12.2015 11:31

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri sot do të qëndrojë në Athinë, ku do të bisedojë me përfaqësues të Qeverisë greke...

Siç lajmëroi ANA-MPA, Keri do të ketë takim me kryeminsitrin grek, Aleksis Cipras, në të cilin do të marrë pjesë edhe shefi i diploamcisë, Nikos Koxias. Pas kësaj, është paraparë edhe takim i veçantë në katër sy i Kerit me Koxias.

Sipas paralajmërimeve, tema kryesore të bisedimeve të Kerit me nikoqirët e tij grekë do të jenë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Athinës dhe Uashingtonit, çështjet energjetike, kriza e refugjatëve, si dhe problemi qipriot.

Keri dhe Athina e vizituan Nikozinë, ku me liderët qipriotë biseduan për mënyrat e tejkalimit të problemit me ishullin e ndarë.