Kriza me refugjatët, Sllovenia dhe Hungaria padi gjyqësore për KE-në

04.12.2015 12:36

Hungaria dhe Sllovakia kanë paditur BE-në në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg, duke kundërshtuar strehimin e 2.300 emigrantëve, që ky numër ishte përcaktuar për të dy vendet...

Kuotat u vendosën gjatë marrëveshjes së firmosur në muajin shtator nga liderët e Bashkimit Evropian, sipas së cilës parashikohet që në total të rishpërndahen plot 160.000 emigrantë në vendet e kontinentit të vjetër.

Azilkërkuesit duhet të zhvendosen nga Italia dhe Greqia brenda vitit 2016. Sipas planit, Sllovakia dhe Hungaria duhet që të merrnin përsipër plot 2.300 refugjatë, por duket se një vendim i tillë nuk do të pranohet prej tyre.

Lajmi për padinë u konfirmua edhe nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili tha se BE-ja po shkel një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare.