Prej mbrëmë në kufirin e Maqedonisë kanë hyrë rreth 1.100 refugjatë

04.12.2015 12:38

Kufirin e Maqedonisë me Greqinë prej mbrëmë e kanë kaluar rreth 1.100 refugjatë, kumtoi policia greke...

Megjithatë, autoritetet greke në Polikastro kanë ndalur 25 autobusë me refugjatë dhe migrantë sepse kampi për pranim që është në afërsi të tampon zonës, është i mbushur me persona që presin ta kalojnë kufirin.

Kufiri  Maqedoni - Greqi  në Idomeni është i hapur prej mbrëmë për refugjatët nga Iraku, Afganistani dhe Siria. (mia.mk)