Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Reçicë të Vogël

04.12.2015 12:40

Policia e Tetovës sot rreth orës 6:00 në afërsi të drejtpërdrejtë të urës midis fshatrave të Tetovës, Përshovcë dhe Tearcë e ka arrestuar të dyshuarin Xh.H. (56) nga Tetova për vrasjen e djeshme në Reçicë të Vogël të Hasmir H. (43) nga Liseci...

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, XH.H. gjatë aksionit policor për arrestimin e tij, ka nxjerrë armën dhe tentoi ta përdorë gjegjësisht për të shtënë ndaj nëpunësve policor, por shpejtë është mposhtur dhe arrestuar në SPB Tetovë.

Te i dyshuari janë gjetur dhe me vërtetim janë marrë pushka "TT" me prejardhje ruse dhe 30 plumba që do të jepen në ekspertizë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Sot në koordinim me prokurorin publik dhe me parashtresë të duhur Xh.H. do të nxirret para gjykatësit në procedurën paraprake të Gjykatës themelore Tetovë, paralajmëroi zëdhënësi i SPB Tetovë.

Vrasja e Hasmir H. ndodhi dje rreth orës 15:30 minuta pasi i dyshuari me biçikletë kishte ardhur në njërën prej çajtoreve në Reçicë të Vogël dhe pasi kishte hyrë brenda para dëshmitarëve okular e ka gjuajtur Hasmir me një plumb në pjesën e zemrës pas çka ka ikur nga vendi i ngjarjes. (mia.mk)