Zvogëlohen shpenzimet në ndërtimtari për ndërtim të shtëpive

04.12.2015 13:29

Për 2,4 për qind janë më të ulta shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për banim individual në kuartalin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njejtin kuartal të vitit të kaluar. Tek shpenzimet për materiale ka ulje për 4,3 për qind, ndërsa tek shpenzimet për të punësuarit rritje për 2,8 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë...

Në tremujorin e tretë në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti statistika shënon ulje të shpenzimeve në ndërtimtari për objekte të reja për strehim individual për 0,5 për qind, të shpenzimeve për materiale për 1,3 për qind, ndërsa shpenzimet për të punësuarit janë më të larta për 1,5 për qind.

Indekset e shpenzimeve në ndërtimtari për objekte të reja për banim individual janë të dedikuara për rishqyrtim ose monitorim të shpenzimeve të bëra nga ana e ndërmarrjeve të ndërtimtarisë gjatë realizimit të procesit të ndërtimit të objekteve të reja për strehim individual. Shfrytëzues kryesor të të dhënave për indekset e shpenzimeve në  ndërtimtari për objekte të reja për strehim individual janë ndërmarrjet e ndërtimtarisë të cilat u referohen lëvizjes së shpenzimeve në ndërtimtari në kalkulimet gjatë firmosjes së marrëveshjeve ndërtimore.(mia.mk)