Refugjatët, Greqia i deporton, Pakistani i rikthen në Athinë
Athina nuk po arrin dot të riatdhesojë emigrantët ekonomikë. Pakistani refuzoi riatdhesimin e 30 personave nga Greqia, duke deklaruar se identiteti i tyre dhe shtetësia nuk mund të vërtetohet...

Ky grup refugjatësh ishin pjesë e një fluturimi prej 49 personash të riatdhesuar nga Athina. 19 prej tyre u pranuan nga autoritetet në Islamabad, ndërsa 30 të tjerët u ridërguan në Athinë me justifikimin se të gjithë personat e refuzuar kishin mangësi në dokumentacionet përkatëse.
Sipas “EuroStatit”, Pakistani është njëri prej vendburimeve më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm që vijnë në Evropë. Bashkimi Evropian ka shtuar presionin ndaj Greqisë për të deportuar drejtpërdrejtë emigrantët e paligjshëm që hyjnë në territorin e saj, kryesisht nga Turqia.
