Ekonomi

UShT, Konferencë ndërkombëtare për ekonomi, punime shkencore për problemet ekonomike

04.12.2015 15:56

Në Konferencën ndërkombëtare me temë “Faktorët e mjedisit, sfidat e zhvillimit ekonomik”...

Në Konferencën ndërkombëtare me temë “Faktorët  e mjedisit, sfidat e zhvillimit ekonomik”, më shumë se 100 studiues të ndryshëm të vendit dhe ndërkombëtarë nga fushat e ndryshme të ekonomisë sot dhe nesër do të prezantojnë punimet e tyre shkencore për problemet e ndryshme që ka ekonomia e vendit dhe ajo globale në përgjithësi.
 
Rektori i UShT-së, Vullnet Ameti, u shpreh se në rajonin tonë dhe më gjerë dekada e fundit ka vënë në dukje shumë sfida dhe probleme ekonomike, me përmasa globale.
 
“Në rajonin tonë edhe më gjerë, dekada e fundit ka vënë në dukje shumë sfida, probleme dhe çështje ekonomike, ndikimi i të cilave për nga efektet kalon përtej mjedisit që ne jetojmë dhe në këtë mënyrë merr përmasa globale. Sot pjesa dërmuese e shteteve ballafaqohet me rënie ekonomike dhe realizimin e projeksioneve të tyre, prandaj ekspertiza ekonomike dhe njohësit e mirë të saj do të marrin rolin që ju takon në evitimin e krizave në vend dhe rajon”- deklaroi rektori i UShT-së, Vullnet Ameti.
 
Më fjalë rasti kësaj konferencë ju drejtua edhe ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, i cili theksoi se RM ka miratuar një strategji për avancimin e efikasitetit energjetik në vend. 
 
“Me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe rekrutimin e gazrave, RM ka miratuar një strategji për avancimin e efikasitetit energjetik në vend deri në vitin 2020, strategjinë për përdorimin e burimeve të  ripërtërirjes së energjisë deri në vitin 2020, si dhe planin aksional për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishëm të energjisë”- tha ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
 
“Bota është globale dhe sfidat kërkojnë që ju të përballeni me realitet të cilat nuk i keni njohur më parë. Po t’i shikojmë me vëmendje këto pikat e kësaj konference, ato të japin një informacion shumë të qartë për gjithë problematikën që ka sot Maqedonia dhe rajoni”- theksoi rektori i Universitetit “Ismail Qemali”-Vlorë, Albert Qari.
 
“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore në bashkëpunim me faktorët relevant dhe sigurisht në konsultim të vazhdueshëm me biznesin, propozon masa dhe ide që do të ndihmonin bizneset të frymojnë më lirshëm dhe të avancohen”- u shpreh kryetari i Odës Ekonomike Veriperëndimore, Nebi Hoxha.
 
“Cilësinë e të arriturave të kësaj konference bindshëm do ta rrisë diversiteti i mendimit shkencor i shprehur në shumëllojshmërinë e punimeve shkencore dhe profesionale në këndvështrimin e  ndikimit të faktorit të mjedisit nëpërmjet të arriturave, problemeve dhe sfidave në ekonomi, biznesbërjen, financat vendore dhe ndërkombëtare”- deklaroi dekani i Fakultetit Ekonomik, Raman Ismaili.
 
“Kjo dëshmon orientimin e UShT-së dhe vlerat shkencore të cilat kultivohen dhe në mënyrë të fuqishme zhvillohen me të vetmin qëllim dhe në drejtim të pozicionimit dhe të rangimit të fuqishëm dhe permanent të këtij institucioni në ranglistën e universiteteve”- theksoi  dekani i Universitetit të Administratës së Biznesit-Kumanovë, Naser Rahimi.
 
Njëherit në këtë konferencë të tretë ndërkombëtare u përurua edhe revista e parë “Vizioni ekonomik”, e cila përmban në vete të gjitha punimet shkencore ndërkombëtare, referencat që janë trajtuar  në konferencën e parë dhe të dytë po në këtë universitet.
 
VISAR SADIKI