Maqedoni
Projekte kapitale janë bërë në Poliklinikën e Çairit, aparatura të reja në shërbim të qytetarëve
04.12.2015 16:30
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasuf Ipçe, vizitoi Poliklinikën e Çairit...

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasuf Ipçe, vizitoi Poliklinikën e Çairit, ku prej së afërmi është njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohet kjo shtëpi publike, si dhe të shqyrtohen të arriturat gjatë 4 viteve.
Ai me këtë rast theksoi angazhimin e Ministrisë dhe institucioneve shëndetësore që qytetarëve t’u ofrohen shërbime sa më të mira.
“Ne kemi bërë disa projekte kapitale këtu në shtëpinë e shëndetit, përveç pjesës së infrastrukturës gjithashtu edhe në përgatitjen e sjelljeve të aparateve të reja, në punësimin e autorëve të ri, që do të mund t’i shfrytëzojnë ata aparate. Në këtë institucion janë të punësuar 93 shqiptarë dhe 9 mjekë, të cilët janë në specializim, ku në këtë institucion jepen edhe shërbime sekondare”- deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasuf Ipçe.
Ndërsa drejtori i Poliklinikës në Çair, Besim Koka, theksoi se investimet në këtë shtëpi shëndetësore nuk kanë të ndalur në Poliklinikën e Çairit dhe në atë të Bitpazarit gjenden aparaturat e kardiografisë, abdominalit, gjithashtu së shpejti do të bëhet hapja e kabinetit për diabet.
“Kemi një risi të re në shtëpinë e shëndetit, kemi kompjuterin topomografik, i cili është për së pari herë në shërbimin tonë dhe mendoj që do jetë edhe një filter tjetër për mjekësinë terciare. Si risi kemi edhe e emgen, e cila deri tani nuk ka qenë, tani jemi shfrytëzuar me aparaturë, në të ardhmen shumë të afërt do të fillojmë të japim shërbime”- tha drejtori i Poliklinikës në Çair, Besim Koka.
Shtëpia e shëndetit publik ka edhe ndihmën e shpejtë. Në të ardhmen në ndihmën e shpejtë do të bëhen rreth 115 punësime, gjithashtu do të furnizohen 12 vetura të ndihmës së shpejtë.
REJHANE BUSHI-METAJ
