Maqedoni
Prokuroria Publike ia dorëzoi 36 lëndë prokurores Janeva
04.12.2015 17:46
Prokuroria Publike e Maqedonisë, Prokuroria Themelore Publike-Shkup, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit...

Prokuroria Publike e Maqedonisë, Prokuroria Themelore Publike-Shkup, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe të gjitha prokuroritËë tjera sot dorëzuan lëndët që kërkonte prokurorja speciale, Katica Janeva.
Në mesin e pesë lëndëve që kërkonte Janeva kanë të bëjnë me marrjen e ryshfetit, dhënien e ryshfetit, falsifikimin, shkeljen e të drejtës së votës, keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe kompetencave, si dhe lendët lidhur me përgjimet dhe audio-xhirimet e paautorizuara.
Prokuroritë themelore publike njoftuan se kanë dorëzuar edhe 31 lëndët e tjera që janë formuar për vepra penale të lidhura dhe të dala nga përmbajtja e ndjekjes së përgjimeve të paautorizuara të komunikimeve.
“Dorëzimi i lëndëve është në pajtueshmëri me Ligjin për procedurë penale, sipas të cilit për veprimin në bazë të këtyre lëndëve është kompetente Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”- thuhet në njoftimin e prokurorive themelore publike.
Materialet u dërguan me dy automjete në Ministrinë e Drejtësisë, sepse adresa oficiale e Prokurorisë Speciale akoma figuron në ato hapësira.
SANIJE KASAMI
