Botë

Policia franceze dhe belge kërkojnë dy persona të dyshimtë për atentatet

04.12.2015 20:07

Dy persona të dyshimtë kërkohen në mënyrë aktive nga policia franceze dhe belge, të kontrolluar me identitet të rremë në kufirin hungarez...

Dy persona të dyshimtë kërkohen në mënyrë aktive nga policia franceze dhe belge, të kontrolluar me identitet të rremë në kufirin hungarez në shoqëri të personit të dyshimtë për atentatet në Paris, Sallah Abdesalam, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
 
Hetimi lejoi që të dëshmohet se Sallah Abdesalam ka qenë në Hungari dy herë gjatë shtatorit të kaluar.
 
Më 9 shtator ai është kontrolluar në kufirin midis Hungarisë dhe Austrisë në shoqërim të dy personave të cilët u prezentuan me letërnjoftimet e falsifikuara, thuhet në kumtesën dhe kërkesën e dëshmitarëve të prokurorisë.