Botë
Myslimanët e Bosnjës kërkojnë mbrojtje nga radikalizmi islamik
04.12.2015 21:40
Intelektualët, politikanët dhe liderët religjiozë myslimanë të Bosnjës, dërguan sot thirrje të përbashkët kundër ekstremizmit islamik dhe radikalizimit të bashkësisë myslimane...

Intelektualët, politikanët dhe liderët religjiozë myslimanë të Bosnjës, dërguan sot thirrje të përbashkët kundër ekstremizmit islamik dhe radikalizimit të bashkësisë myslimane dhe shprehën vendosshmëri për ta mbrojtur islamin e matur në BeH, transmeton BTA.
Thirrja u dërgua tre javë pas sulmeve në Paris, në të cilat jetën e humbën 130 persona. Pesë ditë më vonë një islamist ka shtënë me armë automatike dy ushtarë boshnjakë.
"Duhet përsëri ta mbrojmë religjionin tonë, kulturën tonë, shtetin tonë dhe vlerat tona, ato të islamit të moderuar".
"E kundërshtojmë çdo formë të radikalizmit, të ekstremizmit të dhunshëm dhe të terrorizmit", deklaroi lideri politik i myslimanëve të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq.
Në deklaratën, e miratuar pas takimit të rreth 40 përfaqësuesve të lartë myslimanë në Sarajevë, pjesëmarrësit në mesin e së cilëve muftiu i Bosnjës, Hysein Kavazoviq, kërkojnë autoritetet t'i kundërshtojnë ekstremistët.
Jemi të shqetësuar prej veprimeve terroriste në Bosnjë e Hercegovinë, në Evropë dhe botë dhe e ndjejmë përgjegjësinë për ta ruajtur paqen, lirinë dhe jetën e përbashkët në vendin tonë, të tri bashkësive kryesore - myslimanë, serbë dhe kroatë", theksohet në deklaratën.
"Duhet ta pranoj, se nuk e dimë në kohë se sa i madh mund të jetë rreziku nga propagandimi i kësaj ideologjie", tha Izetbegoviq.
Nënshkruesit e deklaratës kërkuan prej "autoriteteve në vendet myslimane" t'i respektojnë traditat religjioze, institucionet dhe autonominë e myslimanëve boshnjakë./mia
