Botë

Turqia dërgon ushtarë në Irak, reagon qeveria irakjane

05.12.2015 13:42

Rreth 1.200 ushtarë turq kanë hyrë në rajonin iraken të Mosulit, në afërsi të lokalitetit Bashika...

Lajmin e bën të ditur CNN-i turk, që citon burime pranë shërbimeve të sigurisë në Ankara.

Por Qeveria irakene i ka kërkuar Turqisë që të tërheqë trupat ushtarake pran qytetit të Mosulit.

Kryeministri irakjan Haider al Abadi, ka vlerësuar se vendosja e forcave turke atje ka qenë një shkelje serioze e sovranitetit të Irakut.

“Respektoni fqinjësinë e mirë dhe tërhiquni menjëherë nga territori iraken”, ka thënë kryeminsitri irakjan.

Ushtarët turq janë vendosur në afërsi të qytetit Bashika për të stërvitur forcat kurdo-irakene.

Turqia gëzon marrëdhënie të afërta me rajonet autonome kurde në Irak, edhe pse grupet kurdo-siriane në kufi i sheh si armiqësore.

Mosuli ndodhet nën kontrollin e Shtetit Islamik që prej vitit të kaluar.