Maqedoni

Kriza e refugjatëve në kufirin jugorë, Greqia nis riatdhesimin e migrantëve ekonomik

05.12.2015 14:40

Vazhdon fluksi i madh i refugjatëve në zonën ndërkufitare Maqedoni –Greqi...

Edhe pse është reduktuar hyrjen dhe janë përforcuar kontrollet, akoma në mesin e refugjatëve arrijnë migrantë ekonomikë të cilët nuk vijnë nga zonat e luftës.
 
Qendra rajonale për menaxhimin me kriza informon se gjatë orëve të fundit në qendrat e pranimit në Tabanocë dhe Gjevgjeli u është dhënë ndihmë mjeksore migrantëve ekonomik me origjin nga Maroko dhe vende tjera, ku nuk zhvillohet luftë. Autoritetet e vendit informojnë se këto migrantë vazhdojnë të kthen përtej kufirit jugor me Grerqin, por numri i tyre gjithënjë e më shumë është në rritje.
 
Ministri i mbrojtjes Zoran Jollevski tha se në zonën e ndërkufitare të Maqedonisë dhe Greqisë duhet vendosur rend, që vendet  e vogla të mund të ballafaqohen me fluksin e migrantëve.
 
“Bëjmë gjithçka që  transitimi i tyre të jetë sa më humane nga ana jonë. Ne do vazhdojmë tu organizojmë atyre transport prej Gjevgjelisë deri në Tabanocë dhe në formë adekuate po pranohen migrantët në qendrën trnasitore në Gjevgjeli. Ajo që ndodh në anën tjetër të kufirit është faktikisht pakënaqësia e migrantëve ekonmikë dhe prandaj Bashkimi Evropian e solli E Frontex në zonën ndërkufitare me Greqin dhe Maqedonin me qëllim të vendoset rend"tha Zoran Jollevski, ministër i mbrojtjes.
 
Ndërkohë në zonën ndërkufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë mbetet të mbllokuar shum migrantë. Sitata është e tensionuar, sepse shumë refugjatë në mesin e tyre dhe migrantën ekonmik nga Pakistan, Jemen Maroku, Somalia dhe Irani shpresojnë se gjatë orëve në vijm do të mund të kalojnë kufirin që të transitojnë përmes Maqedonin për të arritur në vendet e BE-së.
 
Autoritet Grek prej mbrëm kanë filluar të organizojnë transport që  ti kthejn migrantët ekonomikë në vendet prej ku kanë ardhur. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë informon se brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni kanë hyrë 3 mijë e 673 migrant.
 
REXHEP QAMILI